Haradinaj: Kosova nuk do të ndalet kurrë së kërkuari drejtësi për viktimat

Aktuale

Haradinaj: Kosova nuk do të ndalet kurrë së kërkuari drejtësi për viktimat

Nga: A.SH Më: 31 maj 2019 Në ora: 11:19
Ramush Haradinaj

Tash e 20 vjet nga masakra e kryer nga forcat serbe mbi familjen e Selatin Gërxhaliut, pjesëtar i Brigadës 142 “Mehë Uka”, nga Studimja e Vushtrrisë, dhe askush nuk është dënuar për këtë krim mizor.

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, përmes një statusi ka shkruar se, Kosova nuk do të ndalet kurrë së kërkuari drejtësi për viktimat.

Statusi i plotë:

As pas 20 vjetësh nga masakra e kryer nga forcat serbe mbi familjen e Selatin Gërxhaliut, pjesëtar i Brigadës 142 “Mehë Uka”, nga Studimja e Vushtrrisë, askush nuk është dënuar për këtë krim mizor.
Një familje e tërë, fëmijë e të moshuar, ishin ekzekutuar pamëshirshëm, vetëm pse ishin shqiptarë, në tokën dhe në të drejten e tyre.
Kosova nuk do të ndalet kurrë së kërkuari drejtësi për viktimat!
Lavdi të gjithë martirëve!

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat