Apeli konfirmon akuzat e “Prontos”

Aktuale

Apeli konfirmon akuzat e “Prontos”

Më: 31 maj 2019 Në ora: 14:36
Gjykata themelore

Gjykata e Apelit i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave, për të akuzuarit Adem Grabovci, Zenun Pajaziti, Njazi Kryeziu, Besim Beqaj, Ismet Neziraj, Sedat Gashi, Fatmir Shurdhaj, Rexhë Abazi, Arbenita Pajaziti dhe Xhavit Dakaj.

Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë i datës 5 mars 2019 ka mbetur në fuqi.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, të gjithë këta po akuzohen se në formë të bashkëpunimit- bashkëkryerjes, kanë kryer veprës penale “Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës” nga neni 193 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit, në aktvendimin e kundërshtuar, gjykata e shkallës së parë, ka dhënë në mënyrë të mjaftueshme për këtë fazë të procedurës penale, arsye lidhur me dyshimin e bazuar mirë, rreth provave të kundërshtuara, dhe se drejt ka vërtetuar se ekzistojnë prova të mjaftueshme të pranueshme në aspektin ligjor-procedural, për të vazhduar më tutje.

Se a do të vërtetohet fajësia e tyre, mbetet të shqyrtohet gjatë fazave të ardhshme të procedurës penale dhe shqyrtimit kryesor të çështjes, e që në këtë fazë të procedurës penale fajësia nuk mund të supozohet as nga gjykata e as nga palët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat