Haradinaj pret në zyrën e tij familjarët e heroit Xhemajl Fetahaj

Aktuale

Haradinaj pret në zyrën e tij familjarët e heroit Xhemajl Fetahaj

Më: 31 maj 2019 Në ora: 14:37
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka pritur në zyrën e tij familjarët e heroit Xhemajl Fetahaj.

Postimi i Haradinajt

Trimi i Koshares, Hero i Kosovës, Xhemajl Fetahaj hynte i pari në fushëbetejë dhe tërhiqej i fundit. Kurdoherë fitimtar! Familja tipike shqiptare Fetahaj ishte e gatshme ndër breza për t’i dalë zot atdheut.  Prita sot me respekt familjarët e Xhemajlit dhe u shpreha mirënjohjen më të thellë për sakrificën sublime të vëllaut, birit dhe babait të tyre. Përulemi gjithmonë para veprës së të rënëve për liri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat