EULEX: Nuk kemi qenë të përfshirë në aksionin e Policisë në veri

Aktuale

EULEX: Nuk kemi qenë të përfshirë në aksionin e Policisë në veri

Më: 31 maj 2019 Në ora: 14:56
Foto ilustrim

Për sa i përket raportimeve të fundit të cilat janë publikuar sot në një numër të mediumeve, EULEX-i përmes një reagimi për media dëshiron të theksojë se ky mision nuk ka qenë asnjëherë dhe në asnjë mënyrë i përfshirë në operacionin e Policisë së Kosovës të quajtur “Kontrabanda”, i cili është kryer të martën që shkoi më 28 maj.

“Prandaj, s’do mend të kuptohet se, asnjë pjesëtar i EULEX-it nuk është ndaluar për asnjë moment në lidhje me këtë. Natyrisht, EULEX po kryen dhe do të vazhdojë të i kryejë detyrat e veta në përputhje me mandatin që ka”, theksohet në reagimin e EULEX-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat