Gruaja rome e cila ditë më parë u sulmua nga disa të rinj në Lipjan, sipas raportimeve të mediave që kanë siguruar edhe pamje, e njëjta është sulmuar sërish, por kësaj radhe në Ferizaj nga një turmë e njerëzve aty.
Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti.
Ahmeti thotë se përveç turpit që duhet të ndjejmë si shoqëri, tashmë duhet kërkuar llogari nga shteti, pasiqë ishte raportuar se gruaja rome ishte marrë në mbrojtje nga shteti pas sulmit që i ndodhi në Lipjan.
Reagimi i plotë i Ahmetit
Gruaja rome sulmohet prapë në Ferizaj
Kur dikush sulmohet njëherë, e sulmi paralajmërohet prapë, e shteti deklarohet që po e merr në mbrojtje e pas një dite ai person sulmohet prapë brutalisht, çka me ba me këtë shtet?
Perveç turpit të përgjithshem që duhet ta kemi të gjithë, tani duhet të kërkojmë përgjegjësi prej shtetit, prej Ministrisë së Punëve të Brendshme, prej policisë e deri tek të gjitha ata që kanë pas përgjegjësi për ta mbrojtur qytetaren.
E të gjithë neve që jemi prind, ta përkujtojmë të reagojmë sa herë që e dëgjojmë fëmijët tonë kur shprehin ksenofobi, kur kanë paragjykime, kur përdorin fjalë fyese. Tolerimi i paragjykimeve e ksenofobisë sjellë mentalitete të turmes dhe sulme të tilla.