LDK e VV harmonizojnë tekstin e mocionit për rrëzimin e Qeverisë

Aktuale

LDK e VV harmonizojnë tekstin e mocionit për rrëzimin e Qeverisë

Më: 31 maj 2019 Në ora: 15:05
Glauk Konjufca dhe Abdullah Hoti

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, së bashku me Kryetarin e Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, sot kanë harmonizuar tekstin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë njofton LDK përmes një komunikate për media.

Sipas komunikatës, Hoti sot është takuar edhe me përfaqësuesin e Grupit Parlamentar të PSD-së dhe deputetin Ilir Deda, si dhe ka komunikuar me deputeten Mimoza Kusari Lila, për të diskutuar për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së PAN-it.

“Në cilësinë e Kryetarit të Grupit më të madh Parlamentar në Kuvendin e Kosovës, Hoti fton të gjitha grupet parlamentare dhe deputetët e pavarur të mbështesin mocionin”, theksohet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat