Murati: Tragjedi pse policia tha se e kishte nën mbrojtje gruan rome që u sulmua sërish

Aktuale

Murati: Tragjedi pse policia tha se e kishte nën mbrojtje gruan rome që u sulmua sërish

Nga: A.ZH Më: 31 maj 2019 Në ora: 15:06
Sulmi ndaj gruas rome

Gruaja rome, e cila gabimisht ishte etiketuar si grabitëse fëmijësh, është sulmuar sërish nga një grup të rinjësh në Ferizaj.

Ajo është sulmuar derisa nga goditjet ka rënë përtokë.

Kundër sulmit ndaj saj ka reaguar edhe Artan Murati, hulumtues në KDI.

Murati ka thënë se gruaja është sulmuar për shkak të mentalitetit të prishtë. Ai e ka quajtur tragjedi që gruaja u sulmua, edhe pse policia e Kosovës ishte deklaruar se kishte marrë nën mbrojtje gruan në fjalë, përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë i Muratit:

Racizmi eshte i misheruar me shoqerite ne Ballkan. E kam thane nje here, e shume persona nuk u paten pajtu, qe ne Ballkan pak a shume jemi te njejte, vec eshte ne pyetje fuqia: kush - kujt mundet.

Sot qenka sulmuar fizikisht perseri nje grua, ne vend publik, nga masa. Tragjedi me e madhe sesa vete mentaliteti i prishte (edhe nga te rinjte) eshte qe policia e shteti deklaruan se kinse e kane marre ne mbrojtje kete grua. Nje numer i medieve poashtu aspak profesionale, nxiten urrejtje deri ne kete mase - pa pike fakti. Gjynah e deshperim.

Paradoksi eshte qe nje popull jemi tu e luftu nje qasje raciste nga Kryeministja e Serbise, qe na quajti njerez te malit!/BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat