Pas sulmit të gruas rome, kërkohet që të mësohet në shkolla për gjuhën raciste

Aktuale

Pas sulmit të gruas rome, kërkohet që të mësohet në shkolla për gjuhën raciste

Nga: A.M. Më: 31 maj 2019 Në ora: 15:31
Sulmi

Psikologja Sibel Halimi ka kërkuar që në sistemin arsimor në Kosovë urgjentisht duhet të përfshij ligjëratat e filma dokumentar për të drejtat e njeriut në shkolla.

Këtë reagim Halimi e ka bërë përmes një postimi në Facebook, pasi sulmit ndaj gruas rome në Ferizaj, si dhe pas deklaratës së kryeministres së Serbisë ndaj shqiptarëve.

Postimi i plotë:

Të gjitha imazhet artistike të realizuara nga malet për të dënuar gjuhën raciste, qëndroni po në të njëjtin vend dhe dënojeni edhe veprimin racist të të rinjve kosovar ndaj gruas, e cila sërish u rrah në mes të qytetit të Ferizajt. Sistemi arsimor në Kosovë urgjentisht duhet të përfshij ligjëratat e filma dokumentar për të drejtat e njeriut në shkolla, nëse familja e ka të pamundur edukimin e fëmijëve për njerëzoren, shkolla e ka obligim jo vetëm edukimin e nxënësve mbi koncepte bazë të të drejtave të njeriut e vlerat e shoqërisë së hapur, por edhe ndryshimin emergjent të mendësisë së dhunës të kësaj shoqërie!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat