Haradinaj reagon ashpër ndaj sulmit të gruas rome: Agresioni i shfrenuar...

Aktuale

Haradinaj reagon ashpër ndaj sulmit të gruas rome: Agresioni i shfrenuar...

Nga: A.M. Më: 31 maj 2019 Në ora: 15:48
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas sulmeve ndaj gruas rome në Lipjan dhe në Ferizaj.

Në një postimin e tij në Facebook, ka shkruar se  i ka bërë thirrje “organeve të zbatimit të ligjit që të marrin të gjitha masat konform normave ligjore, ndërsa nga prindërit dhe arsimtarët kërkoj të kenë kujdes të shtuar për fëmijtë e tyre, në edukimin e drejtë si preventiva më adekuate kundër çdo lloj manifestimi të dhunës dhe urrejtjes”.

Postimi i plotë:

Agresioni i shfrenuar i disa adoleshentëve në Lipjan dhe Ferizaj ndaj qytetarëve, për shkak të përkatësisë së tyre etnike, është i turpshëm dhe i dënueshëm.

Ne, me shumë mund e sakrifica po ndërtojmë një shtet të drejtë dhe një shoqëri gjithëpërfshirëse, ku të gjitha komunitetet janë të lira e të barabarta, prandaj sulmet mbi pjesëtarë të komuniteteve pakicë, bien ndesh me vlerat tona tradicionale dhe parimeve ligjore dhe nuk do të tolerohen.

U bëj thirrje organeve të zbatimit të ligjit që të marrin të gjitha masat konform normave ligjore, ndërsa nga prindërit dhe arsimtarët kërkoj të kenë kujdes të shtuar për fëmijtë e tyre, në edukimin e drejtë si preventiva më adekuate kundër çdo lloj manifestimi të dhunës dhe urrejtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat