Albert Kinolli reagon për sulmin ndaj gruas rome

Aktuale

Albert Kinolli reagon për sulmin ndaj gruas rome

Nga: D.RR Më: 31 maj 2019 Në ora: 15:47
Albert Kinolli

Deputeti i komunitetit rom, Albert Kinolli, ka reaguar pas sulmit të serishëm të gruas rome, e cila pa të drejtë u akuzua se rrëmbente fëmijë.

Ai përmes një postimi në Facebook pyet se a do të sulmohej ajo grua nëse nuk do të kishte qenë rome.

Gjithashtu, Kinolli ka falënderuar drejtorin e policisë, Rashit Çalaj si dhe kryeparlamentarin Veseli për mbështetjen institucionale ndaj asaj gruaje.

Postimi i plotë:

Reagim
Te nderuar qytetare,tmerri I cili ndodhi para dy dite ne lipjan,per fat te keq prape u aktualizua por sot ne Ferizaj,pyes veten se ne qfare shoqerie jemi duke jetuar,kush jane keta njerez kaq mizor, kujt I pengon te levize lirshem nje grua e pafajshme,cila eshte prapavija e gjithe kesaj drame dhe kujt I bene ndere nje keqtrajtim I ketij lloji,dhe krejt keto fakte,pa deshiren time, me shtyen te mendoj se a thua valle do tte silleshin keta persona te pa ndergjegjshem njesoj edhe me ndonje grua tjeter sikurse mos te ishte Rome?Pyes veten dhe juve,deri kur me keshtu?
Une personalisht faleminderoj drejtorin e Policis,Z.Rashit Calaj, I cili dje ne koordinim me organet kompetente.viktimesRome I ka ofruar strehim ne strehimoren e Lipjanit,por e njejta me vete deshire e ka leshuar strehimoren duke refuzuar ndihmen e ofruar Institucionale.Po ashtu faleminderoj Kryetarin e Kuvendit.Z.Kadri Veseli,per perkrahjen dhe reagimin e menjehershem me crast e denoi kete akt te dhunes.
Me kete rast,edhe une si deputet iKuvendit te Kosoves denoj ashper dhunen e ushtruar ndaj gruas Rome te personave te pa ndergjegjshem dhe beje apel organeve te rendit qe keta persona sa me pare te dalin para organeve te drejtesis dhe te marrin denimin e merituar.Krejt ne fund lus qytetare qe te tregojne nivel me te larte te tolerances nderetnike,mirekuptim dhe rrespekt ndaj kesaj viktime te pafajshme,solidaritet,sepse nuk eshte kjo,ajo shoqeri Kosovare te cilen e kemi enderruar,per te cilen kemi kontribuar dhe tecilen e duam dhe e don bota demokratike.
Qytetare te nderuar pres nga ju mirekuptim dhe me teper humanizem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat