Reagon edhe Albulena Haxhiu pas sulmit ndaj gruas rome në Ferizaj

Aktuale

Reagon edhe Albulena Haxhiu pas sulmit ndaj gruas rome në Ferizaj

Nga: N.H Më: 31 maj 2019 Në ora: 16:34
Albulena Haxhiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka reaguar lidhur me sulmin që i është bërë gruas rome në mes të Ferizajt.

Haxhiu thotë se Kosova duhet të jetë e barabartë për të gjithë, pavarësisht çdo dallimi.

Sipas saj, “racizmi dhe dhuna fizike nuk kanë vend në asnjë shoqëri demokratike dhe këto veprime i dënojmë fuqishëm dhe thërrasim për përgjegjësi”.

“Kushtetuta dhe legjislacioni në Kosovë ndalon dhe dënon dhunën e sidomos dhunën në baza raciste. Shteti duhet të siguroj jetën e çdo qytetari, pavarësisht nacionalitetit, etnisë etj. Republika e Kosoves duhet të jetë e barabartë për të gjithë pavarësisht çdo dallimi. Racizmi dhe dhuna fizike nuk kanë vend në asnjë shoqëri demokratike dhe këto veprime i dënojmë fuqishëm dhe thërrasim për përgjegjësi”, shkruan Haxhiu në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat