Ambasadori Kosnett ka një pyetje për rastin “Pronto”

Aktuale

Ambasadori Kosnett ka një pyetje për rastin “Pronto”

Nga: A.ZH Më: 31 maj 2019 Në ora: 17:01
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett

Gjykata e Apelit ka konfirmuar akuzat në rastin e njohur si “Pronto”.

Gjykata ka njoftuar se ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave, për të akuzuarit Adem Grabovci, Zenun Pajaziti, Njazi Kryeziu, Besim Beqaj, Ismet Neziraj, Sedat Gashi, Fatmir Shurdhaj, Rexhë Abazi, Arbenita Pajaziti dhe Xhavit Dakaj.

“Se a do të vërtetohet fajësia e tyre, mbetet të shqyrtohet gjatë fazave të ardhshme të procedurës penale dhe shqyrtimit kryesor të çështjes, e që në këtë fazë të procedurës penale fajësia nuk mund të supozohet as nga gjykata e as nga palët”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit të lëshuar sot.

E për këtë rast, nuk ka munguar kritika e ambasadorit amerikan në Kosovë Phillip Kosnett, i cili ka pyetur se kur do të shihet progres në rastin “Pronto”, përcjell Bota sot.

Në një postim në Twitter, Kosnett ka thënë se sa më i rëndësishëm rasti gjyqësor, procedurat ligjore po zgjasin më shumë.

Sa më i rëndësishëm rasti, po shihet se procedurat ligjore janë më të gjata - kur do të shohim përparimin në rastin Pronto?”, ka pyetur ai./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat