Thaçi merr pjesë në Forumin e Sigurisë “To be Secure” në Mal të Zi

Aktuale

Thaçi merr pjesë në Forumin e Sigurisë “To be Secure” në Mal të Zi

Më: 31 maj 2019 Në ora: 17:06
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Budvë të Malit të Zi, ku do të marrë pjesë në Forumin e Sigurisë “То be Secure“.

Ky forum vjetor i nivelit të lartë ka mbledhur këtë vit shumë personalitete nga fusha e politikës dhe sigurisë, të cilat do të diskutojnë për çështje rajonale dhe globale.

 Presidenti Thaçi dhe homologu i tij malazez, Milo Gjukanoviq, nesër në një diskutim të hapur do të flasin për çështje të rëndësishme të Ballkanit Perëndimor, si dhe për mundësitë e një bashkëpunimi më të madh në interes të tërë vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili rajonin tonë do ta bënte më të sigurt dhe më të aftë për t'iu përgjigjur sfidave globale.

 Forumi i Sigurisë “To be Secure” organizohet nga Këshilli Atlantik, nën patronatin e Qeverisë së Malit të Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat