Amerikanët godasin Thaçin pasi tha se nuk do të lejojë themelimin e Asociacionit

Aktuale

Amerikanët godasin Thaçin pasi tha se nuk do të lejojë themelimin e Asociacionit

Më: 31 maj 2019 Në ora: 17:32
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, hiq më larg se të dje ka deklaruar se nuk do të lejojë që të formohet kurrfarë Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në Kosovë, edhe pse një marrëveshje të tillë që i hapte rrugë krijimit të ASK-së, e kishte nënshkruar vetë së bashku me Ivica Daçiqin në Bruksel në vitin 2013.

Mirëpo implementimin e një marrëveshje të tillë, përveç Gjermanisë së kancelares Merkel, tashmë po e kërkojnë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Në asnjë rrethanë, nuk do të lejojmë as Asociacion as ekzekutiv, as kurrfarë ..zero. Ka qenë kohë ndryshe kur ka ndodhë, është premtuar njohja, s’ka ndodhur, le ta harrojnë, ajo punë është e vdekur”, ka thënë Thaçi të enjten.

Por një kërkesë për krijimin e Asociacionit i ka ardhur sot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës së Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin implementimin e plotë të gjithë obligimeve që janë marrë në dialogun e Brukselit. Kjo përfshinë edhe obligimet që kanë të bëjnë me krijimin e Asociacionit të Komunave me shumice serbe”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së në Beograd.

Ndërkombëtarët janë duke bërë thirrje vazhdimisht në drejtim të Kosovës dhe Serbisë, që të përmbushin obligimet e marra nga marrëveshja e Brukselit.

Këto deklarta të SHBA-së dhe Gjermanisë, vijnë në kohën kur janë duke u bërë përpjekje serioze për rifillimin e dialogut, që nisi me Samitin e Berlinit, dhe do të vazhdojë me 1 korrik në Samitin e Parisit.

Presidenti Thaçi, këto iniciativa të Gjermanisë, është munduar që t’i zhvleftësojë, duke i quajtur takimin në Berlin si të dështuar, dhe duke thënë se pa përfshirjen e SHBA-së, nuk do të mund të arrihet asgjë sa i përket raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Mbetet të shihet se cili do të jetë qëndrimi i tij, pas këtij qëndrimi zyrtar të SHBA-ve për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat