Kjo është fotografia të cilën Hashim Thaçi nuk do të dëshironte ta shihte kurrë: Adem Jashari dhe Sali Berisha së bashku

Aktuale

Kjo është fotografia të cilën Hashim Thaçi nuk do të dëshironte ta shihte kurrë: Adem Jashari dhe Sali Berisha së bashku

Nga: N.H Më: 31 maj 2019 Në ora: 17:38
Hashim Thaçi dhe Sali Berisha

Është folur shumë rreth raporteve të ish-kryeministrit dhe ish-presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, me komandantin Adem Jashari, dhe akuzat e Presidentin Hashim Thaçi, se gjatë luftës pushteti i Berishës e kishte arrestuar komandantin.

Berisha ka deklaruar se ka takuar në një takim rreth dy orësh komandantin e UÇK-së, Adem Jasharin, dhe përfaqësuesit e tjerë nga Kosova në fillim të viteve të ’90-ta.

Vitë më parë organizata “Sali Çeka”, ka publikuar një dëshmi të rrallë nga takimi mes ish-kryeministrit Berisha dhe komandantit Adem Jashari.

Gazeta “Bota sot”, po e risjell edhe një herë këtë fotografi të rrallë.

Ndryshe, Berisha ka deklaruar se Adem Jashari nuk është arrestuar asnjëherë në Shqipëri, dhe se deklarimet e presidentit të Kosovës janë të pavërteta.

Image

“Adem Jashari nuk është arrestuar kurrë. Një njëri është arrestuar gabimisht dhe është lëshuar. Ai është Zahir Pajaziti. Është kapur aksidentalisht rojet në Has. E kanë kapur me armë. Më kanë njoftuar dhe menjëherë është liruar”, është shprehur Sali Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat