Hoxha: Diskriminimi dhe linçimi, as nuk ishte vlerë as nuk do të jetë kurrë vlerë

Aktuale

Hoxha: Diskriminimi dhe linçimi, as nuk ishte vlerë as nuk do të jetë kurrë vlerë

Nga: Z.B Më: 31 maj 2019 Në ora: 17:45
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka shprehur indinjatën e thellë me rastin e sulmit të gruas rome në Lipjan dhe Ferizaj, përcjell “Bota sot”.

Përmes një postimi ne Facebook, Hoxha, ka thënë se diskriminimi dhe linçimi, as nuk ishte vlerë as nuk do të jetë kurrë vlerë e qytetarëve as e shtetit. Ajo ka ftuar organet përgjegjëse të ndërmarrin veprime që akte të tilla të mos përsëriten kurrë.

Postimi i plotë:

Shpreh indinjatën time të thellë dhe zhgënjimin me sjelljet e turpshme ndaj gruas rome, së pari në Lipjan e tash edhe në Ferizaj. Diskriminimi dhe linçimi, as nuk ishte vlerë as nuk do të jetë kurrë vlerë e qytetarëve as e shtetit tonë. E tmerrshme të mendohet se mund të ngjaj një sulm i tillë, duhet të jetë alarmi i fundit për organet përgjegjëse që këto dukuri të mos përsëriten kurrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat