Rexhaj “godet” politikanët: Po lehni si qen për Tribunalin e krimet po ndodhin para syve tuaj

Aktuale

Rexhaj “godet” politikanët: Po lehni si qen për Tribunalin e krimet po ndodhin para syve tuaj

Nga: A.ZH Më: 31 maj 2019 Në ora: 18:43
Sali Rexhaj

Ish-anëtari i Partisë Parlamentare në Kosovë Sali Rexhaj, ka reaguar pas sulmit të dyfishtë ndaj gruas rome në Ferizaj.

Rexhaj ka thënë se krimi ishte nxitur nga prokurori, pasi ai e kishte lënë të lirë sulmuesin herën e parë, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se nëse nuk lirohet nga puna prokurori në këtë rast dhe nëse sulmuesit nuk dënohen me 5 vjet burg, Kosova ka dështuar si shtet.

Rexhaj ka kritikuar edhe krerët e institucioneve që kërkuan krijimin e Tribunalit, duke thënë se krimet po ndodhin para syve të tyre dhe ata nuk po ndërmarrin asgjë.

Reagimi i plotë i Rexhajt:

Pardje u sulmua nje grua ne Lipjan. Prokurori kriminelin e la te lire. Keshtu u nxit krimi nga prokurori dhe kjo grua u rrah brutalishte sot ne Ferizaj. Madje me pamje trishtuese si ne ish-territoret e pushtuara nga ISIS-i.

Nese nuk lirohet nga puna ai prokuror dhe nese keta dy kriminel nuk denohen me 5 vjet e me shume burg, kemi deshtuar si qytetar e si shtet.

Pse ore zoterinje politikan, krere te institucioneve e deputet, po lehni si qen se do te krijoni Tribunal Nderkombetar, kurse krimet ndodhin ketu e sot, para syve tane, kurse ju nuk ndermerrni asgje.

Sot turperohem se jam kosovar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat