Makolli: Policia dhe Gjyqësia duhet të marrin masa të rrepta, në mënyrë që më mos të kemi më skena të tilla makabre

Aktuale

Makolli: Policia dhe Gjyqësia duhet të marrin masa të rrepta, në mënyrë që më mos të kemi më skena të tilla makabre

Nga: D.B Më: 31 maj 2019 Në ora: 19:25
Vesel Makolli

Akti barbar që ndodhi ndaj gruas rome ditë më parë në Lipjan, e më pas edhe në Ferizaj, për Sekretarin e Përgjithshëm të AKR-së, Vesel Makolli, është një veprim i ultë e i shëmtuar, dhe një marri e ksenofobi primitive, që duhet të sanksionohet maksimalisht.

Ai ka thënë për “ Bota sot” se ky person i lig dhe i pa edukuar që e sulmoi këtë krijesë të perëndisë në këtë ditë të muajit të shenjtë  të Ramazanit, më së paku mund të quhet njeri.

“Ky veprim "çon ujë në mulli të huaj". Policia dhe Gjyqësia duhet të marrin masa të rrepta, në mënyrë që më mos të kemi më skena të tilla makabre”, është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së Vesel Makolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat