Deputeti i VV-se: Ditëve të ardhshme do ta kuptoni se a e do PSD rrëzimin e qeverisë

Aktuale

Deputeti i VV-se: Ditëve të ardhshme do ta kuptoni se a e do PSD rrëzimin e qeverisë

Më: 31 maj 2019 Në ora: 19:25
PSD

Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka thënë se nevojiten vetëm edhe disa nënshkrime për seancën e Kuvendit ku do të votohej për rrëzimin e Qeverisë.

Ai duke folur në televizionin publik ka thënë se tash do të shihet vërtetë se a është PSD për rrëzimin e Qeverisë.

“Ne si deputetë edhe të Vetëvendosjes e edhe të LDK-së tashmë i kemi deponuar nënshkrimet në Mocion. Sot shefat e dy grupeve parlamentare e kanë harmonizuar tekstin dhe në ditët në vazhdim do ta prezantojnë atë edhe para qytetarëve dhe se në momentin që të mblidhen nënshkrimet e duhura për seancë ne do ta thërrasim. Tashmë na nevojiten edhe disa nënshkrime”, ka thënë ai. “Se a është PSD-ja për rrëzimin e Qeverisë do të kuptohet në ditët në vazhdim”.

Ai ka thënë se Marrëveshje me Listën Serbe nuk do të ketë, porse askush nuk mund t’i ndalojë ata që të votojnë nëse vendosin ashtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat