Analistët: Tema e bashkimit kombëtar po hapet për populizëm

Aktuale

Analistët: Tema e bashkimit kombëtar po hapet për populizëm

Më: 31 maj 2019 Në ora: 21:08
Foto ilustrim

Në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini analistët kanë komentuar deklaratat e Presidentit Thaçi për bashkim kombëtar.

Analisti Bekim Kabashi ka thënë se ideja e Presidentit Thaçi për bashkim kombëtar ka ardhur si pasojë e veprimeve populiste nga Kryeministri Haradinaj në radhë të parë.

“Bashkimi kombëtarë prej politikanë është një fushatë populiste për të marrë pozicione më të mira në elektorat. Ideja e Thaçit për bashkim kombëtarë vjen pas zbehjes së idesë së tij për korrigjim të kufijve… Haradinaj ka marrë disa veprime me efekt elektoral e që kanë penguar idenë e zotit Thaçi”, tha Kabashi.

“Presidenti Thaçi është një lojtarë shumë i zhdërvjelltë politikë. Ai ka filluar të ndjekë populizmin dhe ta ndjekë dhe ta konkurrojë Haradinajn me deklarata që ngjallin emocion. Kur u përmend në Kosovë bashkimin kombëtar dhe u bën disi të besueshëm, qytetarët fillojnë të besojnë se mund të ketë diçka në këtë drejtim”.

Analisti Arton Demhasaj ka thënë se çdo anëtarësim në Bashkimin Evropian ka të bëj me politikë.

“Nuk mendoj se çështja e bashkimit kombëtar mund të ndërlidhet me Bashkimin Evropian. Nëse Bashkimi Evropian do të zgjerohet, ky veprim do të bëhet me të gjitha vendet e rajonit. Kush me herët e kush me vonë. Mos zgjerimi i Bashkimit Evropian do ta përfshinte gjithë rajonin e jo vetëm Kosovën e Shqipërinë”.

Demhasaj ka thënë se populizmi i Presidentit Thaçi është i panevojshëm pasi ka një mandat pesëvjeçar dhe nuk i duhen votat.

“Unë bashkimin kombëtar nuk e shoh pos populizëm dhe histori”, tha ndër të tjera Arton Demhasaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat