Molliqaj : PSD e gatshme të bashkëpunoj me VV vetëm të rrëzohet kjo qeveri – përcaktuese janë LDK e PSD

Aktuale

Molliqaj : PSD e gatshme të bashkëpunoj me VV vetëm të rrëzohet kjo qeveri – përcaktuese janë LDK e PSD

Më: 31 maj 2019 Në ora: 22:33
Dardan Molliqaj

Një vit nga ndarja që ndodhi në Lëvizjen Vetëvendosje, këta të fundit nuk kanë asnjë kontakt me ish kolegët e tyre.

Por kjo nuk i bënë shumë përshtypje deputetit të PSD që kur është në pyetje bashkëpunimi opozitar të flasin edhe me VV-në.

“Po jemi për bashkëpunim dhe kemi qenë që nga dita e parë e ndarjes me ta për shkak se ka pika mjaftë që mund të pajtohemi por ka edhe pika që s`pajtohemi dhe për këtë sot nuk jemi bashkë, por kjo nuk nënkupton se s`so të bashkëpunojmë më kurrë, sepse rrugëtimi jonë bashkë me ta ka afrim për shumë tema dhe ne nuk e kushtëzojmë dhe jemi të gatshëm për bashkëpunim.

Nuk mund të flas për VV e kanë deklaruar që me dëshirë nuk bashkëpunojnë me neve por rrethanat do t`i imponojnë se nuk mund të bëjnë asgjë tjetër. VV sot nuk është përcaktues i skenës politike – LDK dhe PSD janë përcaktues të skenës politike”, vlerëson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat