Halimi: Serbia po të kishte informacione për aksionin në veri, arrestimet nuk do të ndodhnin

Aktuale

Halimi: Serbia po të kishte informacione për aksionin në veri, arrestimet nuk do të ndodhnin

Më: 31 maj 2019 Në ora: 23:20
Fisnik Halimi

Analisti Fisnik Halimi ka thënë se Serbia nuk ka pasur informacione të mjaftueshme për aksionin në veri pasi sipas tij po të kishte nuk do të kishin mundur të ndodhnin arrestimet e pjesëtarëve serb të Policisë së Kosovës.

Halimi, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se gabimi i Kosovës ka qenë që ka legjitimuar strukturat e MUP-it serb në brendësi të institucioneve të sigurisë në Kosovë.

“S’ka aspak dyshim që këto struktura luajnë rol të dyfishtë ku raportimin e parë e bëjnë në Beograd”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Analisti thotë se reagimi i Vuçiqit pas aksionit të policisë në veri ka qenë disfatistë.

“Nëse Vuçiqi do të kishte qenë me të vërtet i njoftuar për çdo gjë atëherë ato arrestime të atyre njerëzve të atij profili të lartë nuk do të kishin ndodhur fare”.

Halimi thotë se askush në kampin serb nuk ka besuar se target i arrestimeve do të ishin personat që “kanë pasur mbrojtje legale për shkak se përfaqësonin institucionet e Kosovës dhe bënin punë jo legjitime”.

“Duhet pasur parasysh një gjë. Strukturat operitive të dhunës apo xhandarët dhe policët tjerë nga Serbia që edhe sot janë aktiv ilegalisht në veri të Kosovës, atë ditë nuk janë aktivizuar për t’iu kundërvënë Policisë së Kosovës, sepse po të ndodhte kjo gjë numri i viktimave do të ishte shumë i madh dhe do të kishim një bilanc tragjik”, tha ndër të tjera Fisnik Halimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat