Dardan Molliqaj thotë se strategjia Vetëvendosje-LDK nuk e çon vendin në zgjedhje

Aktuale

Dardan Molliqaj thotë se strategjia Vetëvendosje-LDK nuk e çon vendin në zgjedhje

Më: 31 maj 2019 Në ora: 23:24
Dardan Molliqaj

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se nuk e di nëse LDK-ja e Isa Mustafës e ka seriozisht nismën për rrëzimin e qeverisë të drejtuar nga Ramush Haradinaj.

Por, ai në “Blic Interiew”  është shprehur optimist se nëse takimet e Isa Musfatës dhe Shpend Ahmetit vazhdojnë sikurse janë dakorduar në takimin e së enjtes, qeveria Haradinaj i ka punët keq.

“Nëse i rrimë përpara atyre çka është folur dhe dakorduar atëherë qeveria Haradinaj do ta ketë jetën shumë të shkurtë. E kam thënë disa herë se rrëzimi i kësaj qeverie varet nga koordinimi i opozitës”.

“Hapi i parë e kam thënë që duhet të jetë LDK-PSD dhe më pas të kemi takime edhe me Vetëvendosjen dhe Alternativën. Pas dakordimit të katër partive në opozitë duhet të ulemi me partitë që janë në pushtet t`i tregojmë për planin tonë dhe vendi të shkojë në zgjedhje”.

“Unë gjithmonë kam menduar se LDK-ja dëshiron ta çojë vendin në zgjedhje, por edhe kam qenë i bindur se strategjia Vetëvendosje-LDK nuk e çon vendin në zgjedhje dhe ja ku jemi sot”.

“LDK po reflekton sepse e kanë parë se nevoja për bashkëpunim me PSD-në dhe Alternativën është e rëndësishme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat