Lekaj flet për mungesën e Edi Ramës në përurimin e autostradës

Aktuale

Lekaj flet për mungesën e Edi Ramës në përurimin e autostradës

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 00:35
Pal Lekaj

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, i ftuar në Dpt te Fidani ka thënë se ftesa i është dërguar Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, por ai nuk ka ardhur. Lekaj ka thënë se nuk e di mungesën e arsyes së Ramës, por le të mbetet në ndërgjegjen e tij.

“Le të mbetet në ndërgjegjen e Edi Ramës pse nuk ka ardhur, por kemi dashur që edhe ai të jetë aty. Kryeministri i Republikës së Shqipërisë duhet të jetë në kësi evenimente, për shkak se nuk janë të rëndësishme vetëm për Kosovën por edhe për rajonin” tha Lekaj.

Ai shtoi se nuk i gëzohet aspak faktit që Rama mungoi, por vazhdoi të thoshte se duhet “të mbetet në ndërgjegjen e tij”.

Lekaj gjithashtu foli edhe për mungesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje në përurimin e autostradës. Ai sulmoi LDK-në duke thënë se ata nuk kanë ardhur për shkak të xhelozisë.

“Më vjen keq nga LDK-ja që nuk erdhi askush, ndoshta nga xhelozia. Xhelozia sepse nuk kanë mundur ta përfundojnë vet, kanë qenë qyqar e jo serioz dhe pjesëmarrja e tyre u anulua për këtë çështje” tha Lekaj.

Ai tha se kjo rrugë i shërben jo vetëm Republikës së Kosovës, por i shërben edhe gjithë rajonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat