Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë

Aktuale

Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 08:23
Prishtina

Këto janë ngjarjet e ditës së sotme

08:00

Mbahet konferenca Ndërkombëtare “Shëndeti, Mirëqenia dhe të Drejtat e Fëmijëve”. (Ndërtesa e ish – Rilindjes)

09:00

Prezantohet logoja e 20-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës)

09:00

Në shenjë simbolike për 1 Qershor – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ia dorëzon detyrën një fëmije. (Ndërtesa e Komunës, Gjilan)

09:30

Pas rinovimit, përurohet Çerdhja e Qytetit “Fluturat” në Suharekë. Gjithashtu do të hapet një park i ri për fëmijë. (Suharekë)

10:45

Për nderë të festës së fëmijëve HIB Petrol ka organizuar një ngjarje për fëmijët e punëtorëve të kësaj kompanie. (HIB Petrol, afër hotel “Emerald”)

11:00

Për nder të Ditës së Fëmijëve, Komuna e Prishtinës organizon aktivitetin “Prishtina këndon dhe vallëzon”. Aktiviteti fillon me paradën e fëmijëve nga monumenti “New Born”. (Sheshet “Zahir Pajaziti” e “Skënderbeu”, Prishtinë)

11:00

Policia në Ferizaj do të organizojë një aktivitet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. Pjesëtarë të njësive të ndryshme do të ekspozojnë pajisjet, demonstrojnë shkathtësi teknike-taktike, do të improvizohen raste në komunikacion etj. (Plateja e Sheshit “Adem Jashari”, Ferizaj)

11:00

Komuna e Fushë-Kosovës dhe organizata “AKTI” do të realizojnë projektin “Promovimi i të drejtave të fëmijëve në Komunën e Fushë-Kosovës”. (Hapësira rekreative “Te Pishat” në Sllatinë)

11:00

Komuna e Mitrovicës dhe Shoqata Kulturore-Artistike “AD Libitum” organizojnë aktivitete të ndryshme me rastin e Ditës së Fëmijëve. (Sheshi i Qytetit, Mitrovicë)

12:00

Për nder të Ditës së Fëmijëve, Pro Credit Bank  së bashku me Teatrin Oda organizon shfaqjen “Qershori i qershive dhe i faqeve të fëmijëve”. (Libraria Dukagjini, Prishtinë)

12:00

Partia Demoksatike e Kosovës, Dega në Lipjan, mban konferencë për medie. (Zyrat e PDK-së, Lipjan)

14:00

Filharmonia e Kosovës organizon konferencë shtypi, ku do të shpaloset programi i koncertit, që mbahet të dielën, në bashkëpunim me festivalin ReMusica. (Katedralja “Shën Nënë Tereza” – Qendra Bogdani Polis, Prishtinë)

16:00

Shënohet 5-vjetori i themelimit të Nismës Socialdemokrate, Dega në Gjakovë. Merr pjesë dhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj. (Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova”, Gjakovë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat