Analisti politik tregon pse nuk po zbardhen vrasjet e zyrtarëve të LDK-së

Aktuale

Analisti politik tregon pse nuk po zbardhen vrasjet e zyrtarëve të LDK-së

Nga: H.O. Më: 1 qershor 2019 Në ora: 10:21
Ilustrim/Bota sot

Çështja e vrasjes së veprimtarëve të LDK-së është aktualizuar sërish, kur për këtë temë po polemizojnë ish kryeministri shqiptar, Sali Berisha dhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Berisha në një intervistë televizive ditë më parë, ka thënë se Thaçi ‘mbahet peng nga 200 dosjet e vrasjes së anëtarëve të LDK-së pas lufte’.

Image
Faik Krasniqi

Megjithatë, njohësi i çështjeve politike, Faik Krasniqi thotë se derisa nuk është mësuar e vërteta për këto vrasje, është torturese për familjarët dhe gjithë qytetarët. Ai një pjesë të fajit ia lë edhe zyrtarëve të LDK-së, për mos zbardhjen e këtyre vrasjeve.

“Është torturuese jo vetëm për familjarët e të vrarëve, por për gjithë opinionin që akoma nuk është mësuar e vërteta për vrasjen e veprimtarëve të LDK-së. Një pjesë të madhe të fajit për moszbardhjen e këtyre vrasjeve e ka edhe LDK-ja, që kurre seriozisht nuk është marr për këtë çështje, por vetëm gjatë fushatave zgjedhore. Është e kot të drejtohet gishti kah Hashim Thaçi për vrasjet politike, kur asnjë nuk është zbardhë deri më tani. Çfarë bëhet nëse vetëm akuzohet? Asgjë”, thotë Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat