Pacolli: Fëmijët meritojnë një të ardhme më të denjë

Aktuale

Pacolli: Fëmijët meritojnë një të ardhme më të denjë

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 11:38
Behgjet Pacolli

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka uruar të gjithë fëmijët e Kosovës dhe atyre në diasporë ditën e tyre.

Pacolli tha se të gjithë fëmijët meritojnë një të ardhme më të denjë e plot shpresë dhe të rriten në një vend që e duan e që i do.

“Sot është një ditë e bukur. Fëmijët janë pa dyshim dhurata më e bukur në jetë! Janë qëllimi për të cilët marrim frymë! Të gjithë fëmijët meritojnë një të ardhme më të denjë e plot shpresë! Të rriten në një vend që e duan e që i do. Të gjithë fëmijëve të Kosovës dhe fëmijëve të Diasporës sonë, kudo që ndodhen, i uroj nga zemra: Gëzuar dita e Fëmijëve!”, shkroi Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat