Ky është vendimi i Gjykatës për të miturin që sulmoi gruan rome

Aktuale

Ky është vendimi i Gjykatës për të miturin që sulmoi gruan rome

Nga: A.M. Më: 1 qershor 2019 Në ora: 11:56
Momenti i sulmit

Të miturit B.T, i cili dyshohet se ka sulmuar gruan rome Z.S. në Ferizaj i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Në komunikatën për media, thuhet se i mituri B.T,  dyshohet se më  31 maj 2019 në Ferizaj, ka sulmuar të dëmtuarën Z.S. fillimisht duke e goditur nga mbrapa me grusht në kokë e pastaj në mënyrë të paskrupullt e godet me shqelma në fytyrë.                   

“Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit të mitur B T.  shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

I mituri B.T,  dyshohet se më  31 maj 2019 në Ferizaj, ka sulmuar të dëmtuarën Z.S. fillimisht duke e goditur nga mbrapa me grusht në kokë e pastaj në mënyrë të paskrupullt e godet me shqelma në fytyrë.

  Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për të Mitur, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit të mitur, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, thuhet në komunikatën për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat