Emisarët e Merkelit dhe Makronit të hënën zbarkojnë në Kosovë, koordinohen për Samitin e Parisit

Aktuale

Emisarët e Merkelit dhe Makronit të hënën zbarkojnë në Kosovë, koordinohen për Samitin e Parisit

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 14:11
Emmanuel Macron dhe Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, tashmë kanë filluar përgatitjet për Samitin e Parisit. Të hënën në Prishtinë do të zbarkojë një delegacion i lartë gjerman e francez, të cilët do të takohen me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, kreun e Kuvendit, Kadri Veselin, dhe dy udhëheqësit e ekipit negociator, Shpend Ahmetin dher Fatmir Limajn.

Sipas burimeve të medias, në Kosovë me 3 qershor do të vijnë Alexandre Adam këshilltar për Evropën i presidentit të Francës, Emanuel Macron, dhe kreu i Misionit për Ballkan dhe Evropë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Francës, Thomas Bertin.

Bashkë me delegacionin francez, do të vijnë edhe dy zyrtarë të lartë gjerman, Matthias Luttenberg, kreu i departamentit për Marrëdhënie Bilaterale për Evropë Jugore dhe Lindje të Mesme nga zyra e kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe Chrstian Hellbach, i dërguar i posaçëm për Evropën Jug-Lindore, nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë

Ky delegacion franko-gjerman siç mëson Express, nuk do të takohen fare me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Në këto takime që do të zhvillohen në Prishtinë të hënën, do të diskutohet për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që do të provohet të riniset në Samitin e Parisit në Francë që do të mbahet me 1 korrik të këtij viti.

Samiti i Parisit është një vazhdimësi i takimit të mbajtur në Berlin, megjithatë në Francë me ndërmjetësimin e kancelares Merkel dhe presidentit Makron, do të ketë një takim vetëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pa praninë e ndonjë shteti tjetër.

Përveç presidentit Thaçi dhe kryeministrit Haradinaj, në Paris do të udhëtojnë edhe dy krerët e delegacionit kosovar, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti.

Ndërkohë Haradinaj përpara se të udhëtojë për në Samitin e Parisit, do të takohet me 6 qershor në Berlin me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Temë kyçe e këtij takimi do të jetë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërkohë do të diskutohet edhe për raportet bilaterale Gjermani-Kosovë.

Në Samitin e Parisit, në tavolinën e dialogut nuk do të jetë tema e korrigjimit të kufijve dhe shkëmbimit të territoreve, që u bë publike në Forumin e Alpbachut në Austri në fundvitin e kaluar, nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Deputet të CDU-së së kancealres gjermane, pas përfundimit të Samitit në Gjermani, janë shprehur të lumtur që ideja për prekje të kufijve kishte marrë fund, dhe se në Paris, palët do të diskutonin pa një ide të tillë të rrezikshme në tavolinë.

E kryeministri Ramush Haradinaj, teksa ka komentuar inicaitivën gjermano-franceze, pas Samitit të Berlinit, kishte thënë se tashmë nuk do të ketë dialog të Mogherinit, dhe se bisedimet Prishtinë-Beograd i kanë në dorë kancealrja gjermane, Angela Merkel, dhe preisdneti i Francës, Emanuel Macron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat