MPJ i reagon OKB-së që i doli në mbrojtje shtetasit rus

Aktuale

MPJ i reagon OKB-së që i doli në mbrojtje shtetasit rus

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 19:28
Mikhail Krasnoshchekov, ish-punonjës i UNIMK-ut

Në aksionin e Policisë në veri të Kosovës në mesin e 30 personave të arrestuar të dyshuar për kontrabandë ishte edhe rusi Mikhail Krasnoshchekov, ish-punonjës i UNIMK-ut.

Policia e Kosovës arrestoi shtetasin rus i cili kërkoi të transferohej në Beograd për shërim, ndërsa i njëjti është shpallur non-grata nga shteti i Kosovës.

Për të u raportua se ishte pjesë e inteligjencës ruse dhe po punonte në misionin e OKB-së në Kosovë si agjent i fshehur.

Këtë e tha edhe mbrëmë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në reagimin e tij ndaj Organizatës së Kombeve të Bashkuara që dolën në mbrojtje të ish-punonjësit të tyre.

“Askush i personelit tonë nuk mund të shpallet non-grata. Ne qëndrojmë prapa imunitetit të personelit tonë”, thuhej në reagimin e zëdhënësit të OKB-së.

Lajmi ka kontaktuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme për t’i pyetur në lidhje me vendimin për ta shpallur ‘të padëshiruar’, shtetasin rus.

Ata janë shprehur se vendimi është i pakontestueshëm dhe se në Kosovë nuk kanë vend ata që bashkëjetojnë me krimin.

“Vendimi është i bazuar dhe si i tillë është i pakontestueshëm. Kosova është e vendosur për rend dhe ligj. Në Kosovë nuk kanë vend ata që i luftojnë vlerat e demokracisë e që bashkëjetojnë me krimin dhe kontrabandën”, thuhet Zyberaj për lajmi.net.

Së fundmi, person i ‘padëshiruar’ është shpallur edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq pas deklaratave të saj për shqiptarët se kanë zbritur nga mali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat