Thaçi “dorëzohet” para anglishtes

Aktuale

Thaçi “dorëzohet” para anglishtes

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 20:53
Presidenti Hashim Thaçi duket se ka hequr dorë nga folja e gjuhës angleze nëpër paraqitje publike.

Presidenti angazhon këshilltarin Ardian Arifaj për t’i përkthyer në konferencën pas Samitit të Sigurisë në Budva.

Presidenti Hashim Thaçi duket se ka hequr dorë nga folja e gjuhës angleze nëpër paraqitje publike.

Këtë të shtunë në Budva të Malit të Zi ai ka marrë me vete këshilltarin e tij, Ardian Arifaj, të cilin e angazhoi t’i asistojë në konferencë.

Pas përfundimit të forumit të sigurisë, presidenti doli para mediave të prononcohej.

Por Thaçi përgjigjej vetëm në gjuhën shqipe derisa këshilltari Arifaj i përkthente përgjigjet e presidentit.

Megjithatë presidenti i falënderoi mediat në gjuhën angleze.

Me ç’ rast e ngatërroi edhe daljen.

Ndërkohë presidenti ka praktikuar anglishten e tij në eventet e kaluara.

Por pas fjalimit nuk ka shpëtuar pa kritika. E ajo që do mbahet mend është fraza “we are nor problematic guys” në samitin në Austri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat