Zyrtari i LDK-së: Çfarë zori ka Hashim Thaçi?

Aktuale

Zyrtari i LDK-së: Çfarë zori ka Hashim Thaçi?

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 21:16
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Forumin për Siguri i cili u mbajt gjatë ditës së sotme në Budva të Malit të Zi, lëshoi disa deklarata rreth pakënaqësive e vonesave nga Bashkimi Evropian karshi Kosovës. E në mesin e tyre ai tha se do të vazhdohet me zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të vitit 2013 të cilat janë në përputhje me ligjet e Kosovës.

Kjo deklaratë e ka acaruar zyrtarin e LDK’së, Bajram Gecaj, i cili pas kësaj deklarate të Presidentit Thaçi, reagoi menjëherë në llogarinë e tij në Facebook, duke e akuzuar këtë të fundit për ndërrim deklaratash. I frustruar me Presidentin nuk është vetëm Gecaj por e gjithë partia e tij, pasiqë sot i pari i kësaj partie, Isa Mustafa kërkoj shkarkimin e Presidentit.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Bajram Gecajt:

“Çfarë zori ka Hashim Thaçi?

Ky njeri duhet të ketë një zor shumë të madh … i ndërron deklaratat më shpesh se këmishat!

30/05/2019 në Prishtinë: “Në asnjë rrethanë, nuk do të lejojmë as Asociacion as ekzekutiv, as kurrfarë … zero. Ka qenë kohë ndryshe kur ka ndodhë, është premtuar njohja, s’ka ndodhur, le ta harrojnë, ajo punë është e vdekur”! Vetëm pas dy ditësh (01/06/2019) në Budvë: “Të vazhdohet zbatimi i gjitha marrëveshjeve të vitit 2013 që janë në përputhje me ligjet e Kosovës…”f”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat