“Deklarata e Brnabiq simbolizon përgatitjen e luftës së ardhshme serbe-shqiptare”

Aktuale

“Deklarata e Brnabiq simbolizon përgatitjen e luftës së ardhshme serbe-shqiptare”

Nga: A.ZH Më: 2 qershor 2019 Në ora: 11:20
Ana Brnabiq

Opinionisti nga Maqedonia Sulejman Mehazi, ka komentuar deklaratën e kryeministres serbe Ana Brnabiq se “shqiptarët janë njerëz të zbritur nga mali”.

Mehazi në një reagim të dërguar në “Bota sot”, ka thënë se kjo deklaratë e Brnabiqit, simbolizon urrejtjen e pafund të serbëve ndaj shqiptarëve.

Sipas tij, deklarata e kryeministres serbe tregon se nuk ka dialog pajtues me shqiptarët dhe qartë e kthjellët simbolizon përgatitjen e luftës së ardhshme serbe-shqiptare.

“Deklarata e Kryeminstres së Serbisë Bernabiq, se "Shqiptarët, janë njerëz mali", simbolizon urrejtjen e pafund të serbëve ndaj shqiptarëve, tregon se s'ka dialog pajtues me shqiptarët, se shqiptarët do të ndiqen deri në malet më të thella, simbolizon "rovet" e tanket ushtarake të forcave serbe në Kosovë, qartë e kthjellët simbolizon përgatitjen e luftës së ardhshme serbe-shqiptare”, ka thënë Mehazi./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat