A ka plan sekret për Kosovën – Çka po përgatisin Merkel dhe Makron për samitin e Parisit

Aktuale

A ka plan sekret për Kosovën – Çka po përgatisin Merkel dhe Makron për samitin e Parisit

Nga: F.B Më: 2 qershor 2019 Në ora: 12:22
Angela Merkel dhe Emmanuel Macron

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri i institucioneve të Kosovës Ramush Haradinaj do takohen javën që vjen në Berlin, ndërsa temë bosht e bisedës do të jetë dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës, shkruan “Novosti”, përcjell “Bota Sot”

Takimi vlerësohet si mundësi e mirë për shkëmbimin e ideve në prag të takimit të Parisit. Kjo për faktin se takimi në Berlin nuk ka dhënë asnjë rezultat. Në ndërkohë ka vazhduar presioni në serbët në vetë Kosovën me aksionin policor të kryer me 28 maj në veri.

Çfarë risie mund të ofrojnë Parisi dhe Berlini në zgjidhjen e nyjës së Kosovës, a kanë mënyrë që të detyrojnë shqiptarët e Kosovës por edhe Serbinë që të vazhdojnë dialogun?

Dr Slobodan Zeçeviç nga Instituti për Studime Evropiane ka thënë për “Sputnjik” se është vështirë të parashikohet hapi i ardhshëm i Evropës, por pas brutalitetit të forcave policore që ndërhynë në veri është e domosdoshme që gjërat të lëvizin nga pika e vdekur. Ata sigurisht do përpiqen të nisin dialogun, po pyetja madhe është si, mendon Zeçeviç.

"Reagimi më adekuat i BE-së pas gjithë kësaj do ishte presioni në Prishtinë sepse Thaçi deklaroi se nuk do të zbatohet marrëveshje e Brukselit për bashkësinë e komunave serbe, që është boshti i marrëveshjes. Në këtë moment është rrezikuar edhe marrëveshja për dialog pasi shihet qartë se shqiptarët bëhen të shurdhër në gjithçka dhe Evropa do duhej të mendoj për preison institucional në organet e Prishtinës “, thotë Zeçeviç.

Ai shton se ajo që Merkel dhe Makron kanë planifikuar po mbahet në fshehtësi, në mënyrë që propozimi po ashtu në fshehtësi të prezantohet pjesëmarrësve në samit. Të gjitha opsionet janë të hapura, prandaj nuk përjashtohet mundësia që Serbisë të i sugjerohet të bëjë hapin e parë në vazhdim të dialogut, shprehet Zeçeviç.

"Ata mund të iu thonë shqiptarëve: ’Do të merrni liberalizimin e vizave dhe ktheuni në bisedime dhe hiqni taksën, ndërsa Serbisë: ’Ejani bisedoni, pastaj ata do të heqin taksat ‘. Sipas mendimit BE do duhej të mendonte për ndonjë presion ndaj Prishtinës, ata me gjasë këtë nuk po e planifikojnë “, tha ai.

Analisti Dragomir Angjlkoviç thotë se BE po të dëshironte të vendoset masa ndaj shqiptarëve të Kosovës, nuk do ju bënte lëshime, gjë që e ka bërë deri tash duke marr parasysh se kanë sabotuar dialogun. Kam frikë se çdo gjë do të përfundojmë fjalë të kota, po këtu ka edhe një problem – ndarja e liderëve të Kosovës thotë Angjelkoviç.

„nëse BE do mund të arrinte diçka bie fjale me Thaçin, nuk besoj se do ketë sukses me Haradinajn. Në këto rrethana bëhet e pamundur të i imponohet diçka Kosovës si zgjidhje. Derisa njëri paraqitet si ekstrem, ndërsa tjetri i matur, kjo tek banorët do sjell mbështetje për zgjidhjen dhe paraqitjen ekstreme“, tha ai.

Përtëritja e dialogut mund të bëhet nëse do ShBA nëse ajo bënë presion në shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat