Pacolli kritikon BE-në: UEFA është më parimore se ju

Aktuale

Pacolli kritikon BE-në: UEFA është më parimore se ju

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 13:31
Behgjet Pacolli

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka kritikuar Bashkimin Evropian sa i përket raportit të tyre me Kosovën.

Ai në një shkrim në Twitter ka bërë një krahasim interesant mes politikave të Federatës Evropiane të Futbolli me atë  të Përfaqësuese së Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë dhe të komisionarit për Zgjerim e Fqinjësi.

Të mërkurën që lamë pas UEFA përmes një vendimi obligoi shtetet dhe klubet që të luajnë me Kosovën pavarësisht nëse e njohin si shtet apo jo përveç Serbisë dhe Bosnjës. Këtë ato duhet ta bëjnë ose në shtëpi ose në vend përndryshe do ta humbin ndeshje.

“Është e mirë  të shohësh se UEFA ka një politikë më parimore dhe më të qartë për Kosovën se sa Shërbimi për Politikë të Jashtme të Sigurisë dhe ai për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë. Të gjitha vendet e UEFA-s u “detyruan” të pranojnë të luajnë me Kosovën”, ka shkruar ai.

Pacolli në këtë postim ka etiketuar Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Frederica Mogherini dhe komisarin për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë, Johannes Hahn. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat