Mulhaxha-Kollçaku: Procesi i dialogut i udhëhequr nga kjo Qeveri konsiderohet si i dështuar

Aktuale

Mulhaxha-Kollçaku: Procesi i dialogut i udhëhequr nga kjo Qeveri konsiderohet si i dështuar

Nga: Z.B Më: 2 qershor 2019 Në ora: 16:35
Deputetja nga radhët e VV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe nënkryetare e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, tregoi se procesi i dialogut i udhëhequr nga kjo Qeveri tashmë konsiderohet si i dështuar i konceptuar gabimisht. Sipas saj, Beogradi nuk respekton asnjë marrëveshje, ndërsa hapi rrugë perspektivës Evropiane, përderisa Kosova nuk fitoi as liberalizim të vizave dhe u bllokua kudo që bëri përpjekje për anëtarësim në INTERPOL dhe UNESCO.

“Çdo shtet e ka obligim që ta luftojë krimin dhe korrupsionin dhe këtu nuk duhet të ketë kompromis”, tha ajo.

Tutje, Mulhaxha-Kollçaku shtoi se ka shumë pikëpyetje lidhur me ngjarjet në veri. Ajo konstatoi se pala serbe do të vazhdojë që të kërkojë pretekst për bllokim të dialogut, ndërsa pala e Kosovës e ka humbur kredibilitetin për ta udhëhequr të njëjtin.

“Vetë Kryeministri, që e ka obligim kushtetues, kishte hequr dorë nga ky proces. Prandaj vetëm një Qeveri e re dhe e përgjegjshme ka mundësi që ta vendos këtë proces në binar, duke e respektuar kushtetutën dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës”, përfundoi deputetja nga radhët e VV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat