Flet nënkryetari i LDK-së, tregon se kur do të përfundojnë zgjedhjet brenda të partisë

Aktuale

Flet nënkryetari i LDK-së, tregon se kur do të përfundojnë zgjedhjet brenda të partisë

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 18:14
LDK

Zgjedhjet e brendshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës të cilat po mbahen në degë dhe nëndegë, nuk kanë kaluar si është më së miri. Në disa prej nëndegëve ka pasur përleshje të cilat kanë përfunduar edhe me rrahje. Por, duket se ky proces zgjedhor është drejt fundit

Në një bisedë, nënkryetari i LDK’së, Haki Rugova thotë se ende nuk është përcaktuar data se kur do të mbahet Kuvendi i Përgjithshëm i LDK’së, mirëpo ka theksuar se kjo do të ndodhë pasi të përfundojnë në tërësi zgjedhjet nëpër degë e nëndegë të partisë. 

“Nuk është përcaktuar ende data, jemi në ciklin e zgjedhjeve të degëve në kuadër të degëve dhe nëndegëve, normal që nuk është diskutuar as për kandidatura, është qëndrimi jonë që pasi të përfundojë cikli i zgjedhjeve brenda degëve atëherë do të diskutohet edhe për kandidatët për kryetar të LDK’së, është një temë që i vie radha”, tha Rugova.

Haki Rugova, nënkryear i LDK’së dhe kryetar i Komunës së Istogut

Ndërkaq sipas Rugovës zgjedhjet në degët dhe nëndegët e partisë mund të përfundojnë para verës, por sipas tij kjo do të varet edhe nga situata e përgjithshme politike në Kosovë.

“Unë pres me u kry para verës, por sido që të jetë nuk është kiamet edhe me u shty. Sigurisht do të varet edhe prej situatës së përgjithshme, sepse janë edhe disa aktivitete tjera”, tha Rugova.

Ditëve të fundit i pari i LDK’së Isa Mustafa, ka nisur takimet me partitë tjera opozitare, Vetëvendosjen dhe Partinë Socialdemokrate, për të krijuar një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Haradinaj.

I pyetur nëse kjo do të ndikojë në zgjedhjet brenda LDK’së, Rugova tha se zgjedhjet brenda partisë nuk do të ndalen, por kjo do të ndryshonte në rast të zgjedhjeve të përgjithshme në vend.

“Unë vetë kam qenë një ndër ithtarët që s’mund të presim, kemi hy në zgjedhje brenda partisë por jemi të detyruar t’i koordinojmë edhe me situatën politike brenda shtetit, sigurisht edhe rreth zgjedhjeve të përgjithshme që besoj që do të ndodhin, por ne procesin brenda LDK’së nuk do ta ndalim. Mund të ndërpritet vetëm në momentin kur zyrtarisht fillon ndonjë fushatë zgjedhore”, thekson Rugova.

Ai po ashtu ka theksuar se edhe në komunën që e drejton, në Istog, janë të gatshëm për mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme brenda muajit qershor.

Mendim të njëjtë ka edhe për qytetet e tjera, ku thotë se deri në fund të këtij muaji pret që të përfundojë procesi zgjedhor në të gjitha degët e nëndegët e partisë.

E LDK’së nuk i ka shkuar mirë në të gjitha komunat ku ka pasur zgjedhje të brendshme. Javë më parë në një nëndegë të kësaj partie në Mitrovicë kishte pasur përleshje fizike, krejt kjo ishte bërë në sy të kryetarit të Grupit Parlamentar të parisë, Avdullah Hotit.

Njëjtë ndodhi edhe javën e kaluar në nëndegën e LDK’së në fshatin Korishë të Ferizajt. Mbajtja e zgjedhjeve në këtë nëndegë mbeti pa përfunduar, për shkak të përleshjeve fizike brenda anëtarëve të partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat