Labinot Tahiri paralajmëron se do të bëjë një ndryshim në seancën e ardhshme

Aktuale

Labinot Tahiri paralajmëron se do të bëjë një ndryshim në seancën e ardhshme

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 18:50
Deputeti Labinot Tahiri

Deputeti Labinot Tahiri orë më parë e lëshoj një deklaratë në Intsagram lidhur me rolin e tij në parlament dhe besimin e humbur në disa persona.

Tahiri ka thënë se në seancën më të afërt, do të bëj ndryshimin e radhës vetëm që të ju tregojë se nuk ka lojë me hapat e jetës së tij.

Postimi i tij i plotë:

Një shpjegim i rendesishëm nga unë për jetën time në këto dy vite në parti dhe në Parlament!!! Kur kam bërë betimin në kuvend, ashtu e kam mbajt dhe do ta mbaj gjithmonë, i pa korruptuar, i pa dirigjuar dhe i duhur vetëm për vendin.
Servil nuk linda, nuk jam as nuk do të jem kurr ne jetë.

I kam bërë veprat dhe besnikërinë me shpirt, guxim dhe zemër, por nuk do lejojë dhe nuk kam për të lejuar se mund të ketë njeri që shkel mbi autoritetin tim apo mbi veprat e mia ciladoqofshin në të mirën e vendit.

Aty ku ka HIJENA, nuk ka frik, por ka vetēm humbje besimi për shkakun se e trazojnë lirinë e atyre që jetojnë jo të fuqishēm e që duan fuqi e kujdesje( qytetarêt) apo antarët e partisë!! Pra hijenat ua shkatrrojnē Lirinë njerëzve ku do qofshin ata që duan te punojnë ndershëm dhe mirë.

Pra do jem luftëtari numër 1 i të këqijave që bëhen për rreth meje dhe shoqerisë.

Te njerēzit që iu kam besuar, e kam humbur besimin , dhe e kan humbur njeriun më besnik qē kanë pasur afër vetës!

Cilet janë ata e din shumē mirë!

Në seancën mē të afërt, do të bëj ndryshimin e radhës vetëm që të ju tregojë se nuk ka lojë me hapat e jetës sime!

Vota ime mbretëron dhe vlenë edhe për shumë ndryshime!

Përherë në shërbim të njerëzve Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat