Demhasaj: Marrëveshje në takimet me ndërmjetësim të Merkel-it dhe Macron-it

Aktuale

Demhasaj: Marrëveshje në takimet me ndërmjetësim të Merkel-it dhe Macron-it

Nga: Z.B Më: 2 qershor 2019 Në ora: 20:32
Drejtori ekzekutiv i Organizatës ”Çohu”, Arton Demhasaj

Pas aksionit të Policisë së Kosovës që u zhvillua të martën në Veri dhe Jug të Mitrovicës, i cili rezultoi me ndalimin e 19 zyrtarëve policorë dhe të disa qytetarëve, ku sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe Policisë së Kosovës, aksioni policor, kishte për qëllim luftimin e krimit dhe kontrabandës.

Pas këtij aksioni këtë ngjarje e ka komentuar edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini.

Drejtori ekzekutiv i Organizatës ”Çohu”, Arton Demhasaj, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, tregoi se dialogu nuk pritet të rikthehet të paktën në formatin që ka qenë, ngase, sipas tij, tash pritet të konstituohen institucionet e reja të BE-së dhe nuk dihet se cili do të jetë pozicioni i Mohgerinit në këtë rast.

“Gjasat janë dialogu të mos vazhdojë, por që me anë të takimeve me ndërmjetësim të Merkel-it dhe Macron-it mund të arrihet ndonjë marrëveshje”, përfundoi Demhasaj.

Ndryshe, gjatë këtij aksioni policor, nga të shtënat me armë zjarri është plagosur një zyrtar policor. Ndërkaq, katër zyrtarë policorë të tjerë kanë marrë lëndime të lehta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat