Ngjarjet e ditës së sotme

Aktuale

Ngjarjet e ditës së sotme

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 06:26
Qeveria e Kosoves

Ngjarjet e datës 3 qershor 2019

- Hapet Festivali Prishtina Lexon. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e përurimit të fillimit të punimeve të rrugës që lidhë Junikun e Deçanin. (Komuna e Junikut, ora 10:00)

- Në kuadër të aktiviteteve për Diten Nderkombëtare të Femijeve  mbahet mbledhja inauguruese të Asamblesë  se femijeve. (Salla e Kuvendit Komunal në Istog, ora 10:00)

- Sektori i Ndërtimit në kuadër të Drejtorisë së Inspekcionit i Komunes se Prishtinës do të zhvillojë një aksion në Rrugën B. (Takimi me gazetarë bëhet tek kryqëzimi me semaforë në Rrugën B, ora 10:30)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, bashkë me Inspektoratin do të dalin në inspektime nëpër markete. (Nisja e organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ora 11:00)

- Myftiu NaimTërnava do të japë mesazhin me rastin e  Festës së Fitër Bajramit. (Selia e Kryesisë së BIRK-ut, në Prishtinë, ora 11:00) 
 
- Klubi i Prodhuesve dhe Oda Ekonomike e Kosovës organizojnë konferencë për media në të cilën do të diskutohet për problemet dhe barrierat tregtare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, ora 11:00)

- Drejtori i Shërbimeve Publike i Komunes se Gjilanit, Naser Korça mban konferencë për media për 5 mujorin e punës dhe planifikimin për tre-mujorin e ardhshëm. (Zyra e kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim një delegacion të përbërë nga zyrtarë të Francës dhe të Gjermanisë. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 11:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Këshillit Ministror për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi takohet me kryetarin e Komunës së Dardanës Qëndron Kastrati. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat