“Lufta” e ashpër e Gëzim Kelmendit dhe Blerim Latifit: “Mbeturinave” komuniste iu pengon Xherdan Shaqiri

Aktuale

“Lufta” e ashpër e Gëzim Kelmendit dhe Blerim Latifit: “Mbeturinave” komuniste iu pengon Xherdan Shaqiri

Nga: N.Sh Më: 3 qershor 2019 Në ora: 08:07
Blerim Latifi dhe Gëzim Kelmendi

Fjala “Elhamdulilah”, e futbollistit nga Kosova, Xherdan Shaqiri, ka përplasur edhe njëherë filozofin Blerim Latifi dhe Gëzim Kelmendin.

Latifi ka kritikuar ashpër Shaqirin për fjalën “Elhamdulilah”, ndërsa i menjëhershëm ishte reagimi i ish deputetit të Kosovës, dhe kreut të Fjalës, Gëezim Kelmendi.

Kelmendi thotë se vetëm “mbeturinave” komuniste iu pengon Xherdan Shaqiri, duke iu referuar Latifit.

“Arsyeja pse kjo "mbeturinë" komuniste ka atakuar Xherdan Shaqirin është se Xherdan Shaqiri pasi fitoj titullin ligës së kampionëve të Europës, ka shkruar fjalën ELHAMDULILAH në profilin e tij. Kësaj "mbeturine" komuniste Blerim Latifit i pengon çdo gjë që ka të bëj me Islamin. Blerim Latifi në vazhdimësi në paraqitjet e tij publike ka ofenduar Islamin, KUR'ANIN dhe muslimanët”, shkruan Kelmendi në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Kelmendi e quan analfabet Latifin për të cilin kërkon që të ndëshkohet për nxitje të urrejtjës ndërfetare.

“Ky burrë Xherdan Shaqiri i ka sjellur vetëm të mira popullit shqiptar, shtetit zviceran dhe tani atij anglez. Ndërsa ti Blerim Latifi i ke sjellur vetëm dëm popullit shqiptar dhe shtetit të Kosovës”, shkruan tutje Kelmendi.

Lexojeni shkrimin e plotë:

Mbeturinave" komuniste iu pengon Xherdan Shaqiri

Një nga pak "mbeturinat" e mbetura komuniste në Kosovë, Blerim Latifi paska shkruar përsëri.

Kësaj rradhe kundër yllit të futbollit anglez dhe zviceran, djalit shqiptar i cili krenohet me besimin e vet Islam, Xherdan Shaqirit.

Arsyeja pse kjo "mbeturinë" komuniste ka atakuar Xherdan Shaqirin është se Xherdan Shaqiri pasi fitoj titullin ligës së kampionëve të Europës, ka shkruar fjalën ELHAMDULILAH në profilin e tij.

Kësaj "mbeturine" komuniste Blerim Latifit i pengon çdo gjë që ka të bëj me Islamin.

Blerim Latifi në vazhdimësi në paraqitjet e tij publike ka ofenduar Islamin, KUR'ANIN dhe muslimanët.

Në vend që Blerim Latifi të ndëshkohet për nxitje dhe urrejtje ndërfetare konformë Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ky shpërblehet nga pushteti.

Fillimisht është shpërblyer nga ish Kryeministri Thaçi si këshilltar i tij, tani është shpërblyer nga Kryeparlamentari Veseli si këshilltar i tij.

Kjo "mbeturinë" komuniste edhe pse ligjëron në Universitetin e Prishtinës, gabimet e tij drejtë shkrimore në shkrimet e tij dëshmojnë se a meriton ky që të jet ligjërues në UP.

Shkrimet e tij tregojnë se vërtetë Blerim Latifi është një analfabet i "kalibrit të lartë".

Blerim Latifi, edhe mua edhe të tjerët në vazhdimësi na ka ofenduar, por me të ofendu dikush si soji i Blerimit, është vërtetë nderë i madh.

Kësaj radhe paska zgjedhë njërin ndër djemtë më të mirë të kombit shqiptar Xherdan Shaqirin i cili krenohet me besimin e vet Islam.

Ky burrë Xherdan Shaqiri i ka sjellur vetëm të mira popullit shqiptar, shtetit zviceran dhe tani atij anglez.

Ndërsa ti Blerim Latifi i ke sjellur vetëm dëm popullit shqiptar dhe shtetit të Kosovës.

Për ty Blerim kanë shkruar në vazhdimësi mediat e Kosovës për keqpërdorimin e buxhetit të Kosovës që e ke bërë duke shfrytëzuar pozitën e këshilltarit.

Por dije se një ditë kur do të lulëzon drejtësia në vendin tonë, ti Blerim Latifi do të japësh llogari para institucioneve të drejtësisë.

Për fund po të them:

ELHAMDULILAH që populli shqiptar ka një Xherdan Shaqir.

Gëzim Kelmendi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat