Trajkoviq: Radojiçiq nuk ka bërë asgjë për të dëshmuar pafajësinë për vrasjen e Ivanoviqit

Aktuale

Trajkoviq: Radojiçiq nuk ka bërë asgjë për të dëshmuar pafajësinë për vrasjen e Ivanoviqit

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 10:18
Rada Trajkoviq

Rada Trajkoviq thotë se ajo besoj se një ‘video agresive’ e publikuar në mediumin serb, TV Pink për Oliver Ivanoviqin është prodhuar nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Ajo thotë se ‘beson se të gjitha fushatat kundër kundërshtarëve politikë në Serbi, prodhohen nga Zyra për Kosovën në Serbi”.

Duke folur për të dyshuarin për vrasjen e Ivanoviqit, Milan Radojçiq dhe për deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq se ‘Radojçiqi nuk është fajtor’, Trajkoviq ka thënë se ‘nuk ka ende asnjë provë që e vërteton pafajësinë e tij’.

“Oliver Ivanoviq, derisa ishte gjallë, erdhi në Beograd dhe i raporti presidentit për kërcënimet që merre edhe nga BIA”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat