Ish kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë Bojan Pajtiq ka deklaruar se nuk guxon të vijë deri te “shfajësimi i dhunës së tepërt” e cila është kryer në aksionin e Policisë së Kosovës në veri të Kosovës më 28 maj, mirëpo pushteti aktual me nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit i ka dhënë legjitimitet këtij aksioni.“Vuçiq tashmë me muaj po na frikëson me dhunën fizike në Kosovë nëse nuk vjen deri te marrëveshja me Kosovën, dhe më pas në kohën e seancës së Kuvendit të Kosovës vjen deri te arrestimet”, ka thënë Pajtiq në një intervistë për televizionin serb “Nova S”.
Pajtiq ka vlerësuar se ngjarjet e 18 majit në Kosovë i përgjigjen edhe Serbisë edhe Kosovës.
“Kosovës i përgjigjet sepse demonstron arrestimin e policëve, ndërsa Vuçiqit t’i frikësojë serbët se do të bëhet luftë”, ka thënë ai.
Në pyetje për hetimet në lidhje me Oliver Ivanoviqin, Pajtiq ka thënë se “Vuçiq po ia humbë kuptimin hetimeve duke i lexuar deklaratat e Rada Trajkoviqit të cilat i ka dhënë para Prokurorisë Speciale në Prishtinë”.
“Edhe nëse supozojmë se vrasjen e Oliver Ivanoviqit askush nga Beogradi nuk e ka porositur, megjithatë mbetet fushata e televizionit Pink kundër Ivanoviqit e cila na flet të kundërtën”, ka thënë ai dhe ka shtuar se kjo në mënyrë të drejtpërdrejtë e ka rrezikuar sigurinë e Oliver Ivanoviqit”, duke aluduar në video-spotin e publikuar në TV Pink, i cili televizion është në shërbim të partisë së presidentit serb Aleksandar Vuçiq