Këshilli Ministror diskuton të gjeturat e raportit të progresit për Kosovën

Aktuale

Këshilli Ministror diskuton të gjeturat e raportit të progresit për Kosovën

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 13:42
Këshilli Ministror

Këshilli Ministror për Integrim Evropian është mbledhur sot për të diskutuar të gjeturat e raportit të progresit të Komisionit Evropian.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se në këtë takim janë vlerësuar të arriturat dhe ngecjet në fushat e caktuara.

“Disa aspekte të punës kanë mbetur pa u përfshirë në raport, për këtë duhet një angazhim që të arrijë Kosova statusin e kandidatit, për liberalizim të vizave dhe integrim në BE”, tha Haradinaj.

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, tha se prioritet mbetet integrimi në BE, por është e papranueshme që një numër i konsiderueshëm i rekomandimeve përsëriten nga viti në vit.

“Për këtë ka përgjegjësi secili institucion përkatës”, tha ajo.

Takimi është duke u zhvilluar pa media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat