Limaj: Në dialog me Serbinë kryetema duhet të jetë njohja reciproke

Aktuale

Limaj: Në dialog me Serbinë kryetema duhet të jetë njohja reciproke

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 14:03
Pamje nga takimi

Kryetari i Nismës dhe njëherësh bashkëkryesues i delegacionit shtetëror me Serbinë Fatmir Limaj ka thënë se Kosova e vlerëson larg angazhimin e kancelares Angela Merkel dhe presidentit Emanuel Macron në procesin e dialogut me Serbinë.

Pas takimit me zyrtarët nga Gjermania dhe Franca Limaj ka thënë se me përfaqësuesit e kancelares Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Macron kanë biseduar për parapërgatitjet për takimin e radhës në Paris.

Postimi i Limajt në Facebook:

Angazhimi direkt i Gjermanisë dhe i Francës në procesin dialogues mes Kosovës dhe Serbisë, për ne është i mirëseardhur. Kosova e vlerëson jashtëzakonisht shumë angazhimin e kancelares Angela Merkel dhe presidentit Emanuel Macron në këtë proces. Në takim përfaqësuesit e kancelares Merkel dhe presidentin Makron biseduam për parapërgatitjet për takimin e radhës në Paris. Kosova është e përkushtuar për dialog, por procesit të dialogut duhet t'i paraprijë një agjendë e qartë, në mënyrë që të kemi dialog të strukturuar. Na duhet një pajtim mes dy vendeve se për çka po bisedojmë dhe të kemi agjende të qartë. Kosova në dialog me Serbinë ka plot tema, të cilat do t’i diskutonte, por kryetema duhet të jetë njohja reciproke. FL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat