KFOR-i deklarohet për aksionin e Policisë së Kosovës

Aktuale

KFOR-i deklarohet për aksionin e Policisë së Kosovës

Nga: F.B. Më: 3 qershor 2019 Në ora: 14:18
KFOR

"Policia e Kosovës është përgjegjëse e aksioneve të saj në zbatim të ligjit” duke shtuar se për aksionin ishte informuar çdokush  ka thënë zëdhënësi i KFOR-it Vinçenco Graso në një intervistë për Tv Prva, përcjell “Bota Sot”.

Graso ka theksuar se kjo do të thotë se informata ishte bërë e ditur, por jo nga ana e KFOR-it.

Ai ka shtuar se KFOR nuk mundet në emër të tjerëve të jap informata dhe precizoi se nuk ka pasur asnjë shkak që të reagohet në aksionin e policisë në zbatimin e ligjit me qëllim ndalimi të krimit gjë që shkon në dobi të gjithëve.

"Ky operacion është realizuar në shumë komuna të Kosovës, jo vetëm në veri, rezultat i kësaj është arrestimi i policëve dhe civilëve të caktuar nga nacionaliteteve të ndryshme dhe nuk ka pasur konfrontim ndër etnik", tha Graso.

Ai precizoi se KFOR ka mbikëqyr aksionin dhe si i treti në rangun  e përgjegjësisë pas Policisë së Kosovës dhe UNMIK-ut, sipas vlerësimit tonë nuk kishte nevojë për intervenim të KFOR-it.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se zëdhënësi i KFOR-it Graso me deklaratën më të re e ka pranuar se KFOR nuk ka informuar Beogradin rreth asaj se çka përgatitet dhe çka po ndodhë.

Graso pakohe pat thënë se për aksionin në veri ka mund të informohet secili që lexon gazeta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat