Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka takuar sot vëllaun e dy heronjve të Kosovës, Fahri dhe Bahri Fazliu me të cilin ka biseduar për zhvillimet në Kosovë.
Postimi i Haradinajt në Facebook:
Me Fadil Fazliun, vëllaun e dy heronjve të Kosovës, Fahri dhe Bahri Fazliu. Për mua është gjithmonë kënaqësi takimi me familjarë të të rënëve për liri, që të flasim për zhvillimet tona në vend por edhe borxhin që ua kemi heronjve tanë në ndërtimin e një shteti të mirëqenë për qytetarët. Kosova ndjen obligim moral dhe shtetëror që respekti dhe kujtimi për ta të mbetet i përhershëm!