Zeka: LDK e PDK nuk kanë dallime; liderët po merren me ide absurde patriotike e jo me hallet e qytetarëve

Aktuale

Zeka: LDK e PDK nuk kanë dallime; liderët po merren me ide absurde patriotike e jo me hallet e qytetarëve

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 18:43
Deputeti i Kuvendit të Kosovës Milaim Zeka

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Milaim Zeka, ka thënë se asnjëherë më parë qytetarët e Kosovës nuk kanë qenë më të zhgënjyer sesa sot nga liderët institucionalë.

Zeka në Info Magazine të Klan Kosovës deklaroi se liderët politikë nuk po sjellin asnjë marrëveshje që do të ndihmonte qytetarët veçse po prodhojnë ide asbsurde patriotike duke shkaktuar edhe ikje masive të tyre.

”Që 20 vjet nuk ka pasur kolektivitet më të zhgënjyer sesa kanë aktualisht politikanët tanë”.

”Ka humbur besimi në politikën e Kosovës, njerëzit po ikin masivisht, liderët tanë politikë po prodhojnë ide absurde patriotike, nga mëngjesi e deri në darkë po merren me Aleksandar Vuçiqin – dhe nuk ka asnjë person politik në këtë vend që është marrë me hallet e qytetarëve”.

”Pjesa më e madhe e vendit është përplot vërshime, breshëri ka vërshuar gjithandej dhe askush nga politikanët nuk është interesuar për t’i vizituar. Liderët tanë merren me ri-dizajnimin e kufijve”.

”Unë jam marrë me çerdhe, azil të pleqve, shëndetësi. Jam i vetmi deputet në Parlamentin e Kosovës që kur kanë marrë kredi për asfalt, kam kundërshtuar”.

Ai ka arsyetuar edhe kundërshtinë e tij ndaj këtij projekti, njofton Klan Kosova.

”Ura më e gjatë që është ndërtuar është turp pasi me atë buxhet kishim ndërtuar 3 spitale. Shqiptarët kanë mundur me u lidh lartë hiç pa urë, inxhinierët e dinë fare mirë. E bëjë ekspertin sepse konsultohem me inspektorët e infrastrukturës. Ura ka qenë komplet e panevojshme. Ura nuk ka pasur fare nevojë të ndërtohet”.

”Me këtë urë u bë hajni klasike. Nuk ka pasur nevojë as për tunel as për urë. Si Gruevski, këta politikanët tanë po e çojnë buxhetin e qytetarëve në asfalte. Qeveria për një vjet këto shpenzime i ka bërë për luks”.

”Na thuaj cilat marrëveshje i kanë sjell këtij vendi Qeveria apo Kryetari i Kuvendit që kanë shkuar në Bruksel, Berlin e së fundi që kanë shkuar edhe në Venezia. Me këtë infrastrukturë parlamentare që e kemi, cili është dallimi mes LDK e PDK – asnjë dallim.  Krejt të zezat e këtij vendi ja ka bërë PDK e LDK”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat