Vuçiq kritikon Evropën: Jemi të mirë nëse sillemi si do të dëshironin ata

Aktuale

Vuçiq kritikon Evropën: Jemi të mirë nëse sillemi si do të dëshironin ata

Nga: F.B Më: 3 qershor 2019 Në ora: 21:35
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq

Jemi të mirë nëse sillemi si do donte Evropa ka thënë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në konferencën në temën bashkëpunimi në Evropë, duke shtuar se përkundër qëndrimit të tillë ndaj nesh ne përsëri duam të hyjmë në Evropë dhe të ecim rrugës evropiane, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

"Jemi të mirë nëse sillemi si duan ata, në të njëjtën kohë, për herë të parë nis e ju themi se nuk është kutia e Pandorës nëse ne nuk njohim Kosovën, po hapje e saj, ajo që keni bërë më 2006 dhe 2008 duke shembur Jugosllavinë, atëherë do të gjendeni në murin e moskuptimit, heshtjes dhe qortimit të heshtur në rastin më të mirë ", ka thënë Vuçiq në konferencën " Ndërtojmë urat – flasim për Evropën” në organizim të Fondacionit Konrad Adenauer.

Ai tha se Serbia po ec rrugës evropiane ndonjëherë shpejtë ndonjëherë ngadalë, por ka përparim në drejtim të shtetit të rregullt dhe suksesshëm.

"Ende kemi kohë të përmirësojmë gabimet dhe të bëjmë sa më pak ", ka thënë ai.

Më pas ai shtoi "Ne Evropën edhe sot e duam të mahnitur shpesh me kuptim të çmuar, ndërsa ajo nuk na sheh asnjëherë mirë sikur frikësohet nga diçka e panjohur. Ne në atë reagojmë në dy mënyra, tregojmë se jemi dinjitetshëm por edhe se jemi inatosur. Duam të jetojmë me standardin evropian, .duam të kemi jetën si Evropë. Por nëse diçka nuk na pëlqen qoftë kjo edhe çështja e Kosovës apo sundimi i ligjit në të njëjtën kohë ia kthejmë shpinën Evropës dhe flasim për raportin jo të drejtë ndaj neve."

Pas neve është Fondacioni Konrad Adenauer nga ky fondacion kemi mësuar shumë gjëra dhe disa gjëra të shikojmë nga këndi tjetër. Pyetja Serbia në Evropë është shumë komplikuar, Lamert është oratori më i mirë dhe vetës ia ka shtruar 9 pyetje.

Konferenca Ndërkombëtare e Fondacionit Konrad Adenauer tubon politikan eminent, shkrimtar, shkencëtarë dhe njerëz të rinj nga e gjithë Evropa. Takime të këtilla ky fondacion organizon njëherë në dy vjet në qytetet evropiane. Konferenca po mbahet në Novi Sad , e para në Ballkanin perëndimor jashtë BE-së.

Gjatë tri ditëve të ardhshme në këtë tubim do të diskutohet shumë tema ndër të cilat "Kush i frikësohet Gjermanisë? Historia e një problemi evropian ", "Sa kujtime i duhen ardhmërisë?", "Regjionet dhe kombet – parakusht bazë i bashkësisë evropiane ", "Ndërmjet Magrebi dhe modernes: ku gjendet Beogradi ". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat