Vuçiq: Sjellja e Prishtinës shprehje e dobësisë dhe tregues se sa në pozitë të vështirë janë liderët shqiptar

Aktuale

Vuçiq: Sjellja e Prishtinës shprehje e dobësisë dhe tregues se sa në pozitë të vështirë janë liderët shqiptar

Nga: F.B Më: 3 qershor 2019 Në ora: 23:46
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq  ka thënë se është me rëndësi që njerëzit të dinë sjelljen e liderëve të Prishtinës, deklaratat se nuk do të formojnë asociacion dhe hapat tjerë përbëjnë shprehje të dobësisë dhe tregojnë gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”


"Kur silleni me arrogancë dhe dërgoni 60 mjete blinduara kinse për arrestimin e kontrabandistëve dhe nuk dëgjoni asgjë çfarë kanë bërë ata pse janë fajtor, kur në mënyrë ‘bajate’ hidhni poshtë marrëveshjet që vetë I keni nënshkruar dhe kur I kumtoni botës atëherë me këtë dëshmoni në çfarë situate të rendë ndodheni, sa jeni të dobët nga ajo që prezantoheni ", ka thënë Vuçiq për RTS.

Ne nuk kemi nevojë të tregojmë nervozë, nëse nuk është nxitur nga sjelljet si këto të Prishtinës, që mund të na sjellin në situatë të rëndë pa ndikimin tonë. "Kjo flet se ata luftojnë për primat në trupin e tyre votues në Kosovë",tha ai duke shtuar s enuk është vetëm kjo ndërmjet.

"Do të isha naiv të besoja se vetëm kjo është, po kjo është gjë me rëndësi që nuk duhet përjashtuar në asnjë moment sepse atyre iu pasojën zgjedhjet dhe duan të tregohen kush është armik më I madh I shtetit serb. Ai do marr më shumë pikë në Kosovë dhe kjo është kjo” tha presidenti I Serbisë.

Nga ana tjetër, kjo është politika e tyre, kanë tentuar gjithëçka që mos të japin asgjë. "Kur e kuptuan se kur flisni për kompromis duhet të ofroni diçka, të jepni diçka dhe duhet të keni lëshime të dhimbshme, atëherë përfunduan – çka do bënim ne? më lehtë është themi – Serbia duhet të njoh Kosovën dhe me këtë kemi përfunduar ", shtoi ai.

Mirë e keni thënë këtë, mirë që keni shumë dëshira që dikush të ju a plotësoj, por kjo nuk do të ndodhë tha ai. "Por kjo tregon papjekuri dhe përkujton në sjelljen tonë në vitin 2009, 20120, kur çdo herë betoheshim dhe në fund e dini si kaluam me GjND dhe OKB ", përkujtoi ai.

"Mendoj se ngadalë por sigurt në botë kuptojnë dallimin dhe shohin sajo përgjegjëse janë veprimet dhe kjo nuk do has në simpati as tek ata që gjithë kohën I kanë mbështetur."

Ne nuk duhet të jemi naiv edhe të besojmë se Amerika, Gjermania apo Franca të ndryshoj vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës, tërhoqi vërejtjen Vuçiq. " Kjo taktikisht ndryshon pozitën tonë, për ne do jetë me e lehtë, do kemi mundësi të shprehim qëndrimet tona, do dëshirojnë të na dëgjojnë por edhe kjo është më mirë se kur këtë mundësi nuk e kishim, Por ne duhet të luftojmë për interesat tona tha ai:

"Interesat tona nuk duhet të jetë në dërgimin e fyerjeve për shqiptarët bile as përfaqësuesve të tyre edhe pse çdo të keqe mendojmë për ta, por duhet të punojmë dhe tregojmë botës se jemi për kompromis, se është e qartë kush nuk do kompromis dhe të shtyjmë tutje zhvillimin ekonomik ", tha ai.

Vuçiq ka përsëritur se shqetësohet se Prishtina do të vazhdoj me arrestime për shkak të mendimit se ashtu duhet dobësuar veriun , të merret apo të provokohet Serbia që pa pasoja të bëjë gabime të mëdha që do I humbnin imazhin gjë që nuk do ndodhë. "nëse rrezikohet jeta e njerëzve tanë dhe nëse bëhet përndjekje në popullin tonë njerëzit tonë do të dimë të I mbrojmë ", tha Vuçiq

Ai ka thënë se nuk pret që debate ën KS të OKB-së në 10 qershor të jep konkluzione edhe efekte, por samiti në Paris do jetë me rëndësi nëse mbahet.

Qëndrimi i Beogradit në Paris do jetë I pandryshuar racional dhe civilizues, Prishtina duhet të heq taksën në mënyrë që të shkohet në dialog dhe përpiqemi për kompromis.

"Por si do të arrihet kompromis ashtu që ju të thoni – “Kosova është në këta kufij'', ndërsa unë do them fjalinë e njëjtë- Unë konsideroj se Kosova është Serbi, ju se jeni të pavarur , çka atëherë? Pasi të gjithë në botë bëhen ‘të trashë në kokë’ kur dëgjojnë këtë nuk është problem mundemi edhe ne kështu edhe pse nuk I konvenon zhvillimi tonë të shpejtë ", konstatoi Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat